Kryemadhi : Edi Rama nuk përfaqëson sot Edi Ramën, por një grup kriminal që nuk e dimë se deri ku shtrihen këmbët e tij

0
127

E para, ekuacioni nuk është me shumë të panjohura, ekuacioni ka vetëm një të panjohur që është Edi Rama. Pse? Sepse Edi Rama nuk përfaqëson Edi Ramën, por një grup kriminal që ne sot këtu nuk e dimë se deri ku shtrihen këmbët e tij, a shkojnë në Spanjë, a shkojnë në Amerikën e Jugut, a shkojnë në Lindjen e Mesme, a shkojnë në vendet aziatike, a shkojnë në Roterdam, a në Londër. Kështu që kjo është e panjohur për ne.

Nëse presidenti nesër do mbajë një tryezë dhe do ftojë palët të vijnë, ju a do shkoni?

Presidenti që do të ftojë palët në tryezë, kë do të ftojë? Opozita është shumë e qartë në artikulimin e saj. Tani ne vijmë në një aspekt tjetër, në aspektin se pse ky njeri duhet të iki, ky njeri duhet të iki sepse ky njeri është kapur sepse vetë anti-mafias italiane se nuk e kam regjistruar unë Edi Ramën, thotë Habilaj në regjistrim ambiental, me vendim të Gjykatës së Italisë thotë duhen 20 milionë euro për Saimir Tahirin për zgjedhjet në Tiranë, nuk tha i duheshin për Monikën dhe LSI-në e para. Ke grupin Bajraj dhe grupin Ndokaj, në Lezhë edhe në Shkodër të cilët janë në telefonat dhe flasin që duhen bërë një, dy, tre, katër ngarkesa për zgjedhjet, por Noka nuk doli për të blerë vota për Monikën dhe as bandat nuk dolën për të blerë vota për Monikën dhe LSI-në. Iu vunë pistoletën në kokë njerëzve të Monikës. Ikja e Edi Ramës vetëm me këto 3,4 qarqe janë 5 mandate, të cilat mjafton për t’ia zbritur dhe për t’i thënë që ti zotëri ke 69 mandate pa u futur pastaj në një video që sapo më erdhi se si vidhen votat e partive politike nga komisionerët e PS-së ne favor të PS-së në zgjedhjet e 207-ës dhe unë po ia dërgoj juve dhe hidheni në regji dhe shikoni sesi numërohen votat dhe se si kalojnë. Tani një problem tjetër dhe që është shume i thjeshtë, Presidenti do të thërrasë tryezën që kjo është çështje e Presidentit dhe unë nuk marr përgjegjësi për të, por ne si LSI dhe si opozitë e kemi bërë shumë të qartë në marrëveshjen tonë.

Me kë do të bëhet tryeza kur njëra palë nuk do të jetë?

Kjo është çështje e Presidentit dhe ne e kemi bërë shumë të qartë që shkojmë me një marrëveshje me disa pika që janë shumë të qarta ku ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të thotë që ti je i lirë që ti do të shkosh të votosh dhe të të numërohet vota jote që ti do kështu që ti e ke shumë të thjeshtë për këtë.

*Shkeputur nga intervista e Monika Kryemadhit ne emisionin “Open” 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here