Ç’po ndodh para Parlamentit? 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE-së…

0
106

Krahas protestës së lajmëruar pasditen e sotme në orën 18:00, të rinjtë e forumeve rinore të PD dhe LSI-së kane nisur një tubim simbolik para godinës së Parlamentit.

Simbolika e protestës është largimi i të rinjve shqiptarë nga vendi, si pasojë e keqqeverisjes, sipas opozitës.

Të rinjtë simbolikisht kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kane emigruar të rinjtë shqiptare, duke ikur nga varfëria dhe pasiguria e krijuar në vend.

Të rinjtë mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, me jep emrin mërgimtar”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here