Standard.al

Çfarë nuk u pa! Foto/ “Tregimi” i Sandër Lleshaj “surprizon” Majkon dhe Spiropalin

0

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është fotografuar teksa u ka dhënë shpjegime kolegëve ministra.

Ajo që ra në sy ishte përqendrimi total i ministrit për Diasporën, Pandeli Majkos dhe vëmendja e ministres, Elisa Spiropali, e të cilët ishin të fokusuar tek shpjegimi i Sandër Lleshajt.

Nuk dihet kush ishte tema e diskutimit, me gjasa grabitja e fundit në Rinas, ku sipas Lleshajt hajdutët u larguan nëpërmjet tuneleve të fshatit Dritas, apo deklarata e tij se paratë e grabitjes mund të jenë djegur.

Në foto shikohen dhe dy ministrat teksa qeshin me njëri-tjetrin, ndërkohë që kishte përfunduar ‘tregimi’ i Lleshajt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.