Bllokohet rrethrrotullimi i “Shqiponjës”/ Protestuesit e “Astirit” i bashkohen Mosbindjes Civile

0
124

Me mijëra protestues i kanë bërë bllokadë lëvizjes së mjeteve, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të nisur mosbindjen civile.

Është bllokuar në këto momente rrethrrotullimi i ‘Shqiponjës’ në Tiranës.

Në protestën që po zhvillohet te ‘Shqiponja’ janë bashkuar edhe banorët protestues të ‘Astirit’ të cilët kërkojnë prej disa muajsh dëmshpërblim për pronat e tyre që rrezikohen të shemben nga projekti i Unazës së Re.

Deri më tani organizatorët dhe protestuesit kanë treguar tolerancë me ambulancat, duke i lejuar të kalojnë më tej.

Ndërkohë që nuk kanë munguar provokimet nga drejtues mjetesh të cilët kanë kërkuar të kalojnë mes për mes protestuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here