“Arma e vetme e kryeministrit?” Rama replikon me Rudina Hajdarin

0
193

“Mund të me thoni sipas asaj marrëveshje që erdhi si erdhi dhe e dini ju pse e bëtë, më thoni që ju në Parlament keni deputetë më të denjë seç kishit? Ju keni deputetë që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja”, u shpreh Hajdari nga foltorja e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur replikës së bërë nga demokratja Rudina Hajdari, ndërsa tha ndër të tjera se marrëveshja e 2009 nuk solli deputetë më të mirë, por deputetë që qeshin me batutat e Ramës.

“Zonja Hjadari e kam dëgjuar shpesh mënyrën të ironizuarit me batuta dhe dua tju sugjeroj të lexoni Mark Twain, që thotë gjëra interesante, një nga to: humori është e vetmja armë për t’iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet.

Nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura, dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë lart sesa i yni, janë ato kur behet humor. Po të mos ishte marrëveshja e 2009, ju nuk do ishit këtu. Ja një e mirë që ka sjellë, meqë më pyetët. Ju personalisht! Sot parlamenti ka një numër grash, që më parë as nuk mund të imagjinoheshin. Unë nuk hyj tek ata që bëjnë gjyqin e dinjitetit, e neveris, nuk mendoj se ndonjë nga ne është në lartësinë të japë vlerësime për grupe njerëzish si dinjitozë apo jo”, u shpreh Rama.

Di këtë, që ajo marrëveshje… kemi një parlament më cilësorë se ai më parë. Nuk ekziston një sistem që është më i mirë apo më i keq se një tjetër. Besoj se ju jeni në drejtën tuaj të kërkoni një sistem tjetër, por gjeni argumentet e duhura dhe mos e bëni si betejë morale se nuk është e tillë. Nuk e bën moralin e një deputeti sistemi. Juve këtu qëndruat këtu për karakter, dikush iku se e mendon të drejtë. Unë nuk e përjashtoj se ka njerëz me karakter nga ata që ikën, por unë them se kjo nuk e përjashton budallallëkun… Juve vetë keni ik në Amerikë dhe keni studiuar dhe jeni kthyer, shumë mirë keni bërë. Por unë nuk mënoj se ju keni bërë më mirë se një tjetër. Kryetari i partisë së deridjeshme tënde, ka ikur jashtë dhe është kthyer, edhe unë, janë më shumë ata që ikin sesa kthehen… por këto shifrat ku i gjeni? Keni qëndruar gjatë me SHQUP-in dhe i besoni dhe vetë?! Është tendencë e përgjithshme jo vetëm e jona”, vijoi ai më tej.

“A ka sot Shqipëria zgjedhje të lira? Po, ka prej vitesh. Nëse zgjedhjet do të ishin kaq problematike, partnerët e huaj do ishin kaq larg realitetit? Si mendon? Do ti jepej rekomandimi pozitiv pa kushte që vjet? Ju ka tërhequr vëmendje humori im dhe jo këngët me libër shpije që janë kënduar në këto dy vite?! Dhe tu thuash deputetëve që ju s’keni dinjitet kur kryeministri bën një batutë, nuk është elegante… Ju jap një këshillë, mos e merrni seriozisht as partinë që latë as Bashën, dhe qeshni dhe ju se do ndiheni më mirë dhe do shihni më larg…”, e mbylli fjalën Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here