Standard.al

Alarm/ Shfaqet turbekulozi në Elbasan, preken 4 punonjës të FDKSH-së

0

Dyshohet se janë prekur nga turbekulozi 4-tër punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan.

Mësohet se e para që është prekur nga kjo sëmundje ka qenë sekretarja e këtij institucioni dhe pas kësaj janë prekur dhe tre punonjës të tjerë.

Sekretarja e FDKSH-së është transportuar për në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje më të rënduar shëndetësore, dhe për të marrë ndihmë më të specializuar. Pas kësaj vatre të sëmundjes ministria ka kryer analiza te të gjithë punonjësit, dhe në total katër kanë rezultuar të prekur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.