Aksidentohet në ish-Bllok Arbana Osmani, Eduart Grishaj i qëndron pranë (Video)

0
136

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, është përfshirë para pak minutash në një aksident në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga Faxweb, Arbana shihet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë saj qëndron dhe i dashuri i saj, Eduart Grishaj.

Duket se Osmani ka përplasur makinën e saj me një tjetër mjet, që drejtohej po ashtu nga një grua.

Në zonë ka prani dhe të disa punonjësve të Policisë, të cilët po kryejnë verifikimet e rastit.

Moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, dhe mesa duket tashmë e ka lënë gjithçka pas krahëveme romancën që ka nisur me regjisorin e emisionit të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here