Standard.al

Zberthehet Alkond Bengasi. Tregon detaje nga grabitja… Flet për dajën dhe Admirin…!!!!

0

Zbardhet dëshmia e njëri prej grabitësve të Rinasit. Alkond Bengasi ka treguar para hetuesve detaje nga grabitja në Rinas, por edhe njohjen e tij me Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bengasi ka thënë se fillimisht ka takuar dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala dhe më pas është prezantuar me Admir Muratajn.

Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”.Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.