Skandali i rënde i Ministrit Cakaj!!! Reagon Flutura Açka: Fjalët që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje…

1
135

Shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar deklaratat e bëra mbrëmjen e kaluar nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ku ka folur për ‘lidhjen’ që u përfol se kishte me vajzën e Linda Ramës, Rea Xhillarin si dhe akuzat që ngriti ndaj atyre që e kanë përhapur këtë lajm.

Açka shprehet se mediat i bënë jehonë lajmit nëse Cakaj “fle apo nuk fle me thjeshtrën e kryeministrit sikur të ishte brenga më e madhe shqiptare”.

Ajo vijon më tej duke kritikuar deklaratat e ministrit kur tha se lajmi është përhapur nga armiqtë e kryeministrit.

“Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala “armik i KM”, “armiqtë e KM”, fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje. Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka “kundërshtarë politikë”, pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen “armiq”,” shkruan Açka.

Sipas shkrimtares, politikanët e rinj duhet të distancohen nga gjuha e vjetër e politikës dhe se duhet të kuptojnë rolin që kanë.

Reagimi i plotë:

Sa keq, e gjithë media, të gjitha faqet online, e bënë lajm dyshimin nëse Ministri i Deleguar i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Cakaj, fle apo nuk fle me thjeshtrën e KM. A thua se kjo është brenga më e madhe shqiptare. Ajo që më shqetësoi personalisht, ishte fjala “armik i KM”, “armiqtë e KM”, fjalë që ky djalë i ri përdori me aq shkujdesje.

Dikush duhet t’ia shpjegojë atij se në demokraci ka “kundërshtarë politikë”, pra njerëz me ide dhe qasje politike ndryshe nga të tuat, në diktaturë të këtillët quhen “armiq”. Madje sa më e ngjyrtë të jetë kjo shumëri hijesh politike, aq më e sigurtë është demokracia.

Ky lloj fjalori politik, i takon shkollës së vjetër politike, që për 30 vjet i ndau shqiptaret në palë betejash. Sigurisht, para një kundërshtari politik që shpesh sillet si armik, kjo qasje politike duket normale. Por politikanët e rinj e kanë për detyrë t’i largohen kësaj prirjeje, ata janë shpresa jonë për peizazh politik europian që po presim, dhe ata duhet ta kuptojnë këtë rol.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Mos u kapni mbas fjaleve por kuptoni kontekstin e fjales Armik…gjithsesi kurre cfaredolloj ceshtje apo kundershtie te kesh , kurre por kurre nuk duhet te merresh me familjen e dikujt apo cfaredolloj gjeje qe eshte jashte zyres dhe perimetrave de diskutimit politik…Nese ti Flutura Acka quan perdhosjen e dinjitetit personalitetit apo moralit te dikujt si si pjese e kundershtise demokratike …atehere une me plot goje them se ti se ke haberin fare se cfare eshte Demokracia…sinqerisht mendoj se po flitet per shkerdhatokraci dhe jo demokraci..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here