Shtyrja e zgjedhjeve/ Borchardt heshti edhe në 2008, reagon ashpër Vasili: Turp i madh ajo që ndodhi

0
74

I ftuar në RTV Ora, Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, tha se prej kohësh nuk i intereson se çfarë thotë kreu i OSBE-së Bernd Borchardt, teksa kujtoi se Borchardt heshti edhe në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese pasojat e të cilave po i vuajmë dhe sot.

Vasili: Kjo pyetje është për humor, nuk më intereson se çfarë thotë prej kohësh. E kam dëgjuar këtë zotëri kur ka qenë Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri në 2008 kur luftohet për Kushtetutën dhe e pranojnë të gjithë se ishte një turp i madh ajo që ndodhi dhe po e vuajmë sot e kësaj dite. Ka qenë dhe një grevë urie për kodin alla spanjoll që u prodhua në atë kohë dhe ky zotëri ishte një nga ata milituesit e mëdhenj për të cilin nuk kishte rëndësi as mesazhi i grevës së urisë, as protestat e mëdha. Për herë të parë sheshet e Shqipërisë u mbushën për mbrojtjen e Kushtetutës. Ky zotëri ka qenë nga ata që thoshte nuk ka gjë, shumë e mirë kjo Kushtetutë, shumë i mirë sistemi spanjoll që ka problemet e basteve dhe të gjithëve.

I pyetur se pse nuk duan të shohin ndërkombëtarët problemet në Shqipëri dhe  pse janë kundër opozitës, ai tha:

Vasili: Udhëheqjen e rrugës nuk e gjej nga këta. Ujin ne e pimë në burim jo në pikën e fundit ku kryqëzohen ujërat me ujërat e pista. Raporti i DASH ka përcaktuar të gjithë linjën dhe strategjinë e opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here