Pse u krijua pikërisht tani Bindja Demokratike?! A po i shërben Patozi, Ramës…

0
135

Astrit Patozi ka treguar sonte në “Opinion” se çfarë kërkon të arrija partia më e re, Bindja Demokratike. Sipas tij me këtë parti qytetarët do kërkojnë të mos i binden kryeministrit apo kryetarit të partisë.

“Ka një domethënie e cila do të jetë dhe slogani i kësaj force politike. Bindja Demokratike do të thotë që kjo shoqëri sipas nesh ka nevojë që të ketë një bindje demokratike të ndryshojë rendin e gjerave. Shqipëria sot është një gjysmë demokraci. Ne pretendojmë që qytetarët nuk duhet t’i binden kryeministrit, kryetarit të partisë”, tha Patozi.

I pyetur për të kaluar e themeluesve të kësaj partie si pjesë e PD-së, ai tha: “Secili prej nesh është i gatshëm të marrë përsipër për përgjegjësitë që ka patur në politikë. Unë jam një njeri me të mirat dhe të metat e veta”

Blendi Fevziu: Ka emra që kanë qenë ushtar të bindur…

Astrit Patozi: Unë jam i qetë, kurrë nuk kam qenë ushtar i bindur. Dhe nëse ka aga, ata që kanë qenë, secili prej nesh ka mundësi të reflektojë

Akuzat për të nga PD janë të drejtpërdrejta: Po i shërben Edi Ramës dhe qeverisë. Por Astrit Patozi e hedh poshtë këtë akuzë. Në Opinion ai tha se çdo kush ka të drejtë të jetë skeptikë.

“Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptikë. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë”, tha Patozi.

Emra të rëndësishëm që ishin pjesë e PD duket se nuk do të jenë në rrugën e tij.

Kështu Bindjes Demokratike nuk i janë bashkuar as Jozefina Topalli, as Arben Imami apo Ridvan Bode.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here