Standard.al

Politikani francez: Në Kosovë ka xhihadistë, rrezik për sigurinë në Evropë

1

Kryetari i partisë ekstremiste franceze Nicolas Dupont-Aignan me anë të një komunikate për mediat deklaroi se në Kosovë mund të ketë edhe xhihadistë dhe ky është një rrezik real për sigurinë e Europës. Komunikata e tyre e publikuar në sajtin e tyre, deklaroi se partia do të kundërshtojë ashpër Parlamentin Evropian dhe Bashkimin Evropian në nismat e tyre për liberalizimin e vizave dhe pranimin në BE për Kosovën.

Në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i kësaj partie shkruhet se ”Kosova sot po refuzon çdo këshillim me BE-në rreth sigurisë së Evropës duke kthyer këta xhihadistë. Më tej vazhdohet edhe me “se BE-ja dhe Franca duhet të ndërpresë iniciativat e nisura për hapjen e Evropës ndaj Kosovës”.

Partia në fjalë në shqip do të thotë “Reago Francë” dhe janë euro-skeptikë. Kjo parti ka një vend në Asamblenë Kombëtare Franceze dhe katër komuna në Francë. Ata janë aleatë i kandidates kontraverse Marine Le Pen Nicolas Dupont-Aignan dhe Marine Le Pen. Këta politikanë ishin mbështetur nga mediat ruse gjatë zgjedhjeve të 2017-s në Francë.

1 Comment
  1. zaho says

    Ky krytari te hapi syte mire se ajo qe thote mund te jetet e vertete, por ,po aq xhiahdiste ka edhe ne France ne mos me shume! Krimet me te medha jane kryer atje prej xhadisteve vendas; Per me teper jane xhiahadiste te lindur ne France ,me je fjale; franceze! Hap syte o nikollë AIGNAN§

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.