Plas “bomba”, ish efektivja e Policisë së Shtetit e përfshirë në grabitjen e Rinasit…

0
115

Një tjetër anëtar i bandës që kreu grabitjen e miliona eurove në Rinas është identifikuar.

Edlira Bici, 31-vjeçarja e përfshirë në grabitjen e Rinasit, rezulton të jetë një ish efektive e Policisë së Shtetit.

Ajo është shpallur në kërkim pasi dyshohet si personi që i ka vënë zjarrin furgonit të dytë që u dogj në Kamëz.

Bici ka punuar si efektive e policisë në Komisariatin e Kombinatit. Për grabitjen në Rinas deri më tani janë arrestuar pesë persona, një prej të cilëve ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer të gjithë skemën e grabitjes dhe emrat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here