Nuk pranojnë të dorëzojnë targat diplomatike! Konsujt e nderit ‘revoltë’ ndaj Cakajt…

0
110

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i ftuar në “Opinion” është shprehur një pjesë e konsujve  të nderit që veprojnë në Shqipëri, nuk kanë pranuar që të dorëzojnë targat e tyre diplomatike.

Lidhur me problematikën, Cakaj tha se kishte zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajn.

“Një pjesë e konsujve të nderit nuk iu janë përgjigjur thirrjes së për të dorëzuar targat e diplomatike. Sot kemi patur një takim me ministrin e Brendshëm për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre targave diplomatike”, tha Cakaj.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse targat diplomatike nëse targat janë keqpërdorur apo nëse janë përdorur për qëllime kriminale, ministri Cakaj evitoi përgjigjien.

“Nuk më takon mua të flas për to.”

Më 1 prill, ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka deklaruar se shumë shpejt do t’ju hiqeshin targat diplomatike makinave të 41 konsujve të nderit. Në listën e Cakajt ishin edhe emrat e disa prej biznesmenëve më të njohur në vend, si Samir Mane, Avni Ponari dhe shumë biznesmenë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here