Një parti në tepsi!

0
121

Themelimi, ose më saktë mënyra se si u krijua partia “Partia Bindja” e Astrit Patozit, ka ngjallur shumë debat dhe dyshime në opinion publik. Gati të gjithë në një zë, në media, rrjet por edhe brenda radhëve të opozitës që ka dalë në rrugë kundër fasadës qeverisëse e parlamentare të Ramës, mendojnë se është legjitime dhe në të drejtë të iniciatorëve, krijimi i një partie të re.

Po koha, mënyra e paprecedentë se si u themelua, pasi në një kohë rekord botëror mblodhi rreth 4 mijë firma, u regjistrua në gjykatë dhe pas saj në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit, i jep të drejtën kujtdo që të dyshojë se e gjitha kjo është një lëvizje në shërbim të Edi Ramës.

Ky i fundit edhe pas vendimit në bllok të opozitës, se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e radhës nëse nuk garantohet vota e lirë është treguar i vendosur që të ecë përpara. Por nëse për rrëzimin e fasadës në parlament ka përdorur deri më tani ata deputetë e kandidatë  të PD e LSI, të cilët nuk ju bindën vendimit politik, për zgjedhjet e 30 qershorit i duhej me patjetër një “opozitë” e cila mundësisht të shfaqej si përfaqësuese e qindra mijë demokratëve që janë “kundër” qeverisjes Rama, por nuk janë njëkohësisht edhe me lidershipin e kësaj force politike. Dhe ja ku mbin papritur një parti e tillë e cila madje edhe simbolin e vetë e ka kamufluar, si logoja historike e PD-së.

Këtë perceptim, pra se partia “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit nuk është tjetër gjë veçse një alibi apo fasadë që Rama ta përdorë për ti shpaluur zgjedhjet e 30 qershorit “pluraliste” dhe si një garë mes “të djathtës” dhe të majtës, e ka konkretizuar mjeshtri Bujar Kapexhiu në karikaturën e tij të radhës, botuar sot në gazetën “Mapo”.

Aty shfaqet Astrit Patozi i cili në rolin e kryetar-kamerierit i servir në tepsi Edi Ramës, krijesën e tij politike. Dhe natyrisht përveçse “pagesës” klienti Rama, ka edhe një falënderim për “kamerierin” Patozi: Faleminderit për shërbimin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here