Standard.al

“Me Ramën zgjedhje nuk ka”, Braimllari: Deputetët e rinj në Kuvend janë blerë

0

“Qeveria tranzitore do krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, kështu është shprehur ish-deputeti i LSI-së.

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka thënë në Repolitix në Report Tv se me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë zgjedhje dhe deklaroi se se deputetët e rinj në Kuvend janë blerë prej tij.

“Sot problemi nuk është reforma zgjedhore por shkëputja nga politika kriminale. Sot duhet vullnet për një qeveri tranzitore. Sot ne nuk duhet të ndalemi se hyri një deputet në parlament sepse Edi Rama po i blen. Qeveria tranzitore do krijojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka”, u shpreh Braimllari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.