Standard.al

Kur të kërcënon Elisa: Kush pengon zgjedhjet do dënohet

0

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot pasdite mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. Fokusi ka qenë procesi zgjedhor për lokalet e 30 qershorit e reforma zgjedhore. Sipas ministres Elisa Spiropali, në 13 maj do të dalin dhe zyrtarisht emrat e kandidatëve socialistë që do garojnë në këto zgjedhje.

E pyetur për mos pjesëmarrjen e opozitës dhe paralajmërimin e tyre se nuk do të lejojnë zgjedhje fasadë, Spiropali tha se: Dhuna është e papranueshme dhe do marrë përgjigjen që meriton. “Është turp që PD ka i ka lënë në rrugë zgjedhësit e saj. Ne jemi duke punuar, fillon puna për organizmin në territor. Në bazë të afateve sigurisht që do bëhen publike emrat e kandidatëve, afati i fundit është në 13 maj”, theksoi ministrja.

Pavarësisht se opozita dorëzoi në bllok mandatet, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin thotë se opozita ekziston. Sipas saj, PD dhe LSI janë disa parti që kanë zgjedhur mos jenë pjesë e procesit zgjedhor. “Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën, ato nuk janë opozita e vendit, ato janë disa parti që kanë zgjedhur mos jenë pjesë e procesit zgjedhor. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Nuk jemi këtu për të vendosur datën e zgjedhjeve. Në dijeninë tonë janë rreth 42 parti politike që janë regjistruar në zgjedhje. Ne nuk do marrim pjesë në luftë, do marrim pjesë në zgjedhje dhe ne shpresojmë që asnjë forcë politike nuk e ka lënë mendja që të ndalojë shqiptarët të votojnë”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.