Holanda sinjal Ramës!!! Ndoka: Basha pastroi politikën nga kriminelët…

0
153

Ish deputeti i opozitës, kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i ftuar në emisionin “Dritare” në “News 24”, është shprehur se kauza e opozitës është një kauzë e fuqishme.

Ndoka u shpreh se Basha dhe opozita e vendit ka arritur një nga kauzat kryesore, atë të pastrimit të politikës shqiptare nga kriminelët.

“Lulzim Basha dhe opozita janë bërë në një kauzë të fuqishme për të pastruar politikën shqiptare nga krimi. Basha e arriti që të pastrojë politikën shqiptare nga krimi dhe kjo është një arritje shumë e madhe, që nuk e ka arritur askush tjetër”, u shpreh kreu i demokristianëve.

Ai shtoi më tej se, Shqipëria i prishi stabilitetin një shteti tjetër, duke iu referuar Holandës dhe vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Sipas tij, Ndoka tha se vendimi ishte një sinjal dhe një shprehje e pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here