Goxhaj: Në 30 qershor, me dhjetëra mijë vetë si ujq merrni Kryeministrinë dhe mos i shpërndani si delet

1
113

NE 30 QERSHOR ME DHJETRA MIJE VETE SI UJQ MERRNI KRYEMINISTRINE
dhe
MOS I SHPERNDANI SI DELET ME KAP ZOGUN E ZI!

Nga Avokati Altin Goxhaj
Keto idiotesite me bllokime rrugesh kane vec nje target: carjen e trapit ndaj qytetareve! A ishin keta te PD qe ironizonin studentet qe nuk i largoheshin Kryeministrise dhe bllokonin Zogun e Zi?

Une psh neser kam gjyq ne Shkoder ne 15:00 por paradite kam 2 gjyqe ne Tirane cip me cip dhe qe te shkoj ne Shkoder do ti bi anes e anes Tiranes neper rrugica dhe qoshe duke shpresu mos me humb gjyqin!

Ata qe duan me shku ne Rinas do behen lemsh dhe rrezik dikush do humbas avionin por e sigurte qe nuk eshte qeveritar rilindjeje!

Pra kshu si une do behemi lemsh mijera vete ndersa Rama do talli trapin me ne dhe Opoziten se atij jo vetem si rr.. per bllokimin e trafikut por perkundrazi vdes nga kenaqesia per kshu skenash ku vujne qytetaret! E ka ves dhe kenaqesi!

Harruat cfare beri si Kryetar Bashkie 10 vjet qe e la Sheshin Skenderbe per nje investim minimal riparues me pak se 200 mije euro, ne pike te hallit duke e kthy ecjen e makinave rreth shatervanit te Sheshit Skenderbej ne makthin e cdo shoferi? Dhe kenaqej me vite kur e shihte nga dritarja e Bashkise!

Ndersa robte neser qe do mbesin ne trafik do fillojne te shajne opoziten! Shtoni ketu dhe provokatoret e Qeveriut! Shto ketu edhe nja dhjete ambulanca bosh dhe 4 zjarrfikesa (aq jane gjths) qe do bejne si viktima me sirenat ndez duke pozuar si viktima para kamerave TOPit, KLANit dhe Reporterit te Kar-lo Bol-inos!

Nese doni te tregoni prove force jepni mesazhin para Kryeministrise se ne 30 Qershor do pushtoni Kryeministrine dhe gjithe Ministrite dhe duke e dit qe sipas ligjit policia duhet te jete ne qendrat e votimit skenari i sforcuar i mobilizimit policor ne qender do krijoje nje cmenduri te papare!

Bie Shteti me gjithe Zgjedhjet! Dhe ky mesazh para se te ndodhe mjafton per gjithe nderkombetaret per te kuptuar se nuk ka zgjidhje me parti fallco opozitare!

Ne 30 Qershor vemendja e botes eshte maksimale sepse Zgjedhjet e kane kete magji mediatike dhe pushtimi i godinave qeveritare do te trasmetohet live ne 150 shtete perfshi edhe Brunein apo Xhibutin!

Ndaj lejini keto budalliqe me kap Zogun e Zi se ju del e tepro Kryeministria! Boll me aksione qesharake te sterlodhjes idiote te militanteve qe i degdisni si delet neper Tirane e vend qe ti vendosni si ujq para Kryeministrise!

P.s. A e dini se cfare eshte “ORTEKU I KONTROLLUAR”?
Pergjigjen e ka dhene Gazetari Armir Shkurti ne 14 Shkurt 2 dite para se Orteku Opozitar te rrezonte ne vend te Edit kerpudhen e tij poshte:
“CFARE ESHTE ORTEKU I KONTROLLUAR?
Ky është shpërthim i kontrolluar për të provokuar një ortek. Në fillim duket si gjë e keqe, e dhunshme. Por në thelb është një e mirë jashtëzakonisht e madhe që u bëhet atyre që rrezikohen nga orteku i vërtetë. Orteku i vërtetë nuk dihet as ku bie e as nga vjen. Por kur bora arrin një masë të caktuar, rrëshket faqes së malit dhe rrafshon ç’gjen.
Me këto shpërthimet e kontrolluara specialistët provokojnë çlirime të vogla mase të bardhë që nuk bëjnë asnjë dëm.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here