Gjata: Rama sjellje prej gangsteri! Nxjerrja e ushtrisë në Rinas, antikushtetuese….

0
133

Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i ftuar në emisionin “Dritare” në News 24, është shprehur se kryeministri Edi Rama po sillet si gangster.

Sipas tij, nxjerrja e forcave të armatosura për të mbrojtur aeroportin e Rinasit është antikushtetuese.

Ai shtoi se, nuk mund të nxirret ushtria pa pyetur më parë Kuvendin apo Presidentin e Republikës.

“Rama sillet si gangster. Edhe dalja e ushtrisë ka qenë antikushtetuese. Kjo sepse duhej të ndiqeshin procedurat një më një. Jo të nxirret ushtria, pa pyetur as Kuvend, as president, pa marrë miratime, asgjë. Kjo është e turpshme. Kjo qeveri sillet si gangstere. Këta nuk pyesin për asgjë. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione të pavarura. Në vend që të ftohet opozita, këta thonë ‘s’më duhet nëse ka ose Gjykata Kushtetuese’. Kjo është të sillesh tamam si gangster”, deklaroi Çlirim Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here