Standard.al

“Damkoset hetimi me Fred Alizotin”, Berisha “plas bombën”: Policia ka krijuar dëshmitar të rremë

0

Ish-kryeministri “kapet” në dëshmitë e publikuara në media të Alkond Bengasit, që është bërë bashkëpunëtor i policisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e interpreton si një skenar apo parodi të gjithë operacionin e policisë për kapjen e disa të dyshuarve për grabitjen në Rinas. Në një status në “Facebook”, Berisha thotë se ka fakte shkatërrimtare mbi operacionin “Fred Alizoti bis”, në emër të personazhit që u mor si dëshmitar për të hedhur poshtë çështjen e famshme ‘Babale’.

Sipas Berishës, policia ka krijuar dëshmitar të rremë dhe fajtor pa faj duke iu referuar Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve dhe Klement Çalës, i cili është në kërkim për grabitjen.
Madje Berisha thotë se 4 nga autorët direkt të grabitjes janë nga rrethi më i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.

STATUSI I BERISHËS
Fakte shkatërrimtare mbi parodinë e operacionit Fred Alizoti bis!
Damkoset hetimi me Fred Alizotin bis.
Narkopolicia ka krijuar jo vetëm dëshmitar të rremë por dhe fajtor të përhershëm pa faj!

Të dashur miq, panik i madh tek Edvin, Vasal Kimiku, Ndrikull Reformata dhe soji i tyre ka shpërthyer për grabitjen shtetërore të shekullit. Kjo sepse gjashtë nga përgjegjësit direkt të përfshirë në rreth të kuq, katër janë nga rrethi më i ngushte i Edvinit.

Konkretisht, grabitja shtetërore e shekullit ka përgjegjës kryesor Gjeneral Kanabisin, ministër i brendshëm dhe deri pak kohë më parë kryetar i bordit të Aviacionit Civil pra përgjegjësi kryesor për sigurinë e aeroportit, ndrikull Reformaten, Don Agaçion, famozin Enio Bushi, përkatësisht anëtar i bordit te autoritetit të aviacionit civil, aksioner në kompaninë e sigurimeve dhe avokat i Reformatos dhe shumë i dashur i Ramës.

Në fillim Vasal Kimiku dhe jo badiguardi i Eskobarit, lëshoi lajthitjet vetakuzuese me të cilat qeshën dhe vazhdojnë të qeshin edhe sot mediat dhe që faktonte se ishte në tavë. Sipas gjeneral Kanabisit, Muratin e vrau policia paçka se nuk ka asnjë provë të faktojë ketë dhe të hedhë poshtë të vërteten se Muratin e vranë anëtarët e bandës së tij, apo policia veproi shkëlqyeshëm, dhe dukej sikur thoshte ketë sepse policia lejoi përsëritjen copy paste të grabitjes së 30 qershorit të vitit 2016.

Por thagma me e madhe e Vasal Kimikut ishte pohimi i tij se paratë janë djegur duke pohuar me këtë të fundit se grabitja ishte vetëm shtetërore, duke iu thënë shqiptarëve se paratë mos na i kërkoni se ato janë zhdukur njëlloj si tre herët e tjera, pra për arsye shtetërore. Pas diskretitimit të madh me këto pohime dhe deklarata të Ramës dhe grupit të hajnave rreth tij dhe meqë ditët kalonin dhe pollet provonin se shqiptarët e tronditur nga grabitja shtetërore e shekullit gishtin dhe grushtin e drejtonin drejt Edvinit dhe rrethit të hajnave të tij, për të fshehur gjurmët e grabitjes shtetërore u zgjodh dhe u montua me shpejtësi dhe mungesë të plotë profesionalizmi skema e operacionit tashmë të njohur me emrin kod Fredi Alizoti.

Badiguardi i Eskobarit dhe narkos të tjerë me uniformë përdorën për skenarin e ri Fred Alizoti bis, elementë të ndryshkur dhe pa asnjë vlerë të skenarit të “zbulimit” me prova fals të grabitësve por jo të parave të ngjarjes së qershorit të vitit 2016.

Mbi bazën e Fredi Alizotit bis, Alkond Begos narkopolicia deklaron Klement Çalën si autor kryesor të grabitjes natyrisht pasi e njoftuan të zhdukej sepse do ta akuzonin njëlloj si në rastin e parë paçka se ai rrinte i lirë pa i hyrë ferra në këmbë, pasi marrëveshja ishte për ta akuzuar dhe jo për ta arrestuar përndryshe ai do të zbërthente dhe hidhte në erë kallp operacionin e narkopolicisë me të cilin ajo mbulon grabitjen shtetërore.

Kulmin parodia me Çalën arriti me provën kryesore që paraqiten sot për implikimin e tij, e cila sipas tyre ishte një telefonatë e stisur së bashku me vet Çalën midis kunatave të tij, të cilat i thonë njëra-tjetrës “qyqja moj motër mos na e vranë Klemin”.

Pasi shpallën Klement Çalën kryesor në grabitje, narko-s me uniformë gjetën menjëherë Fred Alizotin Bis dhe ky ishte i rrethit të keqpërdorur dhe herën e parë Akond Bengasi punëtor servisi, gjeniu i cili nisi të këndojë sipas instruksioneve. Ai nisi të dëshmojë për persona të arrestuar grabitjen e vitit 2016 por që u lanë të lirë sepse u arrestuan vetëm e vetëm për të humbur gjurmët e hajnave të shtetit m. Alkond Bengasi jo i stërvitur si Fred Alizoti harron ato që i kanë thënë të thotë. Kështu ai në një rast thotë se ai njihte dhe vet Admir Muratin dhe se atë e thërrisnin me kod emrin “daja”. Mirëpo Bengasi në rastin tjetër thotë se njeri nga kosovarët që takoi tek Shkëmbi i Kavajës i thërrisnin Daja duke harruar se ishte i porositur të thoshte e thërrisnin Baca.

Këto lajthitje dhe deklarata të tjera qesharake për Klement Çalën, të cilin e njoftuan të zhdukej që ta akuzonin si kryesor në grabitje njëlloj si në rastin e parë paçka se ai rrinte i lirë pa i hyrë ferra në këmbë dhe akuzat dhe arrestimet pa asnjë provë të personave të tjerë, si dhe deklarata se deri tani kemi zbuluar 17 pjesëmarrës në grabitje, në një përpjekje kjo për të zëvendësuar për momentin me koka të pjekura turku paratë e vjedhura nga narkoshtetarë, bënë të domosdoshme gjetjen e një Fredi Alizoti tjetër pasi dëshmive të rreme të Fred Alizotit bis u foli kollaj sapo dolën në treg.

Lexoni dëshmitë e qytetarëve dixhital për dy prej fajtorëve të arrestuarve të Fred Alizotit bis! sb
Prsh. Doktor pashë fotot e të dyshuarve për grabitjen e Rinasit njeri për atyre i treti është nga Elbasani dhe e njoh mirë dhe e ka emrin Edi Qorri i thërrasin dhe e ka shtëpinë te lagjja “Partizani” në Elbasan dhe si i thonë lagjja banesa dhe ky është akuzuar dhe njëherë tjetër për grabitjen e Rinasit ky është një parazit që e njeh gjithë lagjja në banesa më parë por ky nuk ka shanse ta bëjë këtë se e njohin të gjithë dhe është e dyta herë që del për këtë gjë dhe janë deklarime të kota ose ka bashkëpunuar me shtetin të marrë këtë gjë përsipër ju lutem anonim.

Përshëndetja Doktor shikoni çfarë kanë nxjerr
Kanë plotësuar grupin dhe Renaldo Sula, Saimir Çela janë vetëm numër për të plotësuar numrin e autorëve.
Avokati kishte folur sot me Renaldo Sula dhe nuk kanë asnjë provë, asnjë akuzë konkrete, është vetëm trillim i këtyre kriminelëve që janë në krye të shtetit është padrejtësi e madhe kjo që po bëjnë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.