Afati i regjistrimit perfundon, 35 partitë që futen në zgjedhjet e 30 qershorit

0
139

Në KQZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë regjistrua 35 parti. E fundit që u regjistrua në këto zgjedhje ishte partia “Bindja Demokratike” e Astriti Patozit.

Ndërsa partitë kryesore që refuzuan këto zgjedhje janë: PD, LSI, PR, LZHK, PDIU, PBDNJ, PAA, PDK. 8 partitë refuzuan të hynin në zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër dhe kërkojnë rrëzimin e kësaj qeverie.

Mes partive që janë regjistruar janë edhe PSD, Aleanca Kuq e Zi, FRD, Zgjidhja, PDS, PLD. Theksojmë se afati i regjistrimit të partive në KQZ ishte deri më 24 prill, ditën e djeshme.

Lista e plotë:

1. Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj

2. Partia Kombëtare Konservatore Albania – Kujtim Gjuzi

3. Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Musliu

4. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë – Zef Bushati

5. Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja

6. Partia e Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri

7. Partia e Migracionit Shqiptar – Kostaq Papa

8. Partia për Mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të Shqipërisë – Kadri Isufaj

9. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi

10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj

11. Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata

12. Partia Demokracia e re Europiane – Koçi Tahiri

13. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka

14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça

15. Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi

16. Partia Minoriteti Etnik Grek për të ardhmen – Kristo Kiço

17. Partia për Liri Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini

18. Partia Social Demokrate Shqiptare – Skënder Gjinushi

19. Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostoli

20. Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Çiçollari

21. Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama

22. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber valteri

23. Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni

24. Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arjan Starvova

25. Partia për Mbrojtjen e të Drejtat të Emigrantëve – Ymer Kurti

26. Partia Socialpunëtore shqiptare – Ramadan Ndreka

27. Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima

28. Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo

29. Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela

30. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare – Krenar Rryçi

31. Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi

32. Fryma e re Demokratike – Bamir Topi

33. Aleanca Kuq e Zi – Lumturi Ratkoceri

34. Lista e Barabartë – Endri Tafani

35. Bindja Demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here