Standard.al

Surprizat e motit për sot dhe nesër, ja çfarë do të ndodh…

0

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër në  detin Tirren e të cila do të japë impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosove duke ndryshuar kushtet atmosferike.

Sot, e Martë dt 23 Prill 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura  dhe rreshje të pakta shiu në pjesën e parë të ditës , në pjesën e dytë të ditës do të dominohet nga kthjellimet. Era do të  jetë  me drejtim  Jugperëndim  (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5-6 me larësi vale 1,5–3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/22°C

Zonat e  ulëta   14/26°C

Zonat  bregdetare 15/23°C

E Mërkurë 24 Prill 2019

Nesër, e Mëkurë dt 24 Prill 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të  jetë  me drejtim  Jugperëndim  (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me larësi vale 1,0–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/23°C

Zonat e  ulëta   12/28°C

Zonat  bregdetare 13/26°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.