Standard.al

Sri Lanka, trishtimi i një babai që konfirmon vrasjen e fëmijëve: Të paktën vdiqën pa dhimbje…

0

Një avokat i cili i shpëtoi sulmit në Sri Lanka, ka treguar se si gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga shpërthimi gjatë kohës sa po hanin mëngjesin në Sri Lanka, duke thënë se “të paktën vdiqën menjëherë, pa ndjerë dhimbje”.

Ben Nicholson, 43 vjeçar, u pa rrugëve të Kolombos, kryeqytetit të Sri Lankës, i mbuluar me gjak dhe dëshpërimisht duke i kërkuar familjarët e tij.

Gruaja e tij, Anita, 42 vjeçare, djali Alex 14 vjeçar dhe vajza Annabel 11 vjeçare, u vranë në një shpërthim në njërin nga restorantet në Sri Lankë, kur dy sulmues vetëvrasës e shpërthyen vendin ndërkohë që mysafirët po hanin mëngjesin.

Image

Avokati britanik, kujton “familjen e mrekullueshme, inteligjente dhe të talentuar që i ofronte gëzim çdo njeriu që njihej me ta”.

Nicholson tha që “fatmirësisht, ata vdiqën menjëherë, pa ndjerë dhimbje ose pa vuajtur”, në tavolinën e tyre ku po hanin mëngjesin.

Në një deklaratë Nicholson tha “Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e gruas dhe fëmijës. Anita ishte e mrekullueshme, grua perfekte, e dashur dhe një nënë frymëzuese për dy fëmijët tanë të mrekullueshëm”.

“Alex dhe Annabel ishin të mrekullueshëm, inteligjentë dhe të talentuar, fëmijë të mençur. Anita dhe unë ishim shumë krenarë për të dy, dhe mezi prisnim që ata të hynin në adoleshencë”, shtoi Nicholson.

Image

Familja Nicholson kishin shkuar në Sri Lankë për t’i festuar Pashkët, dhe në mënyrë tragjike, u gjendën mes një sulmi të madh terrorist.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.