Standard.al

“Rruga e vetme për zgjidhjen e krizës!” Ambasadori i BE-së, takim me Bashën në selinë e PD-së

0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar ka organizuar një takim me liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi i diplomatit evropian me Bashën po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.

Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi u theksua dhe nga Monika Kryemadhi e Lulzim Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.