Policia e raportoi si aksident!!! Del në dritë e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit: Djali ishte i therur…

0
104

Babai i 27-vjeçarit, i cili u raportua ditën e sotme nga policia si i aksidentuar me vdekje ka dhënë detaje të reja. Ai shprehet për Fax News se djalin ja kanë vrarë.

“Më mori në telefon policia e Peqinit, më thanë se djali është në gjendje kome. E pashë me sytë e mi djalin në morg, ma kishin therur.

U thashë a të vij vetë, më thanë që do të bëhet më mirë. Vetëm po ta shikoni, djali është i sakatosur, ka dëmtime të mëdha në fytyrë dhe nofulla,”– është shprehur babai i të ndjerit me iniciale S. V..

Pak orë më parë policia raportoi se një 27-vjeçar ishte aksidentuar për vdekje në aksin Elbansan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Sipas policisë, 27-vjeçari ishte përplasur nga një motoçikletë, drejtuesi i të cilës ishte larguar nga vendngjarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here