Standard.al

Po për “shpellarët” e Veliajt? Krahasoi refugjatët me minjtë, ja çfarë vendimi merret për politikanin austriak

0

Lajmi i largimit të politikanit austriak është konfirmuar nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.

Politikani austriak, Christian Schlicher, i Partisë së Lirisë ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas presionit të ushtruar nga publiku pasi kënga e tij antimigrim shkaktoi reagime të forta në Austri dhe më gjerë.

Ai tashmë ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryebashkiak i Braunau në Ina, e njohur ndryshe si vendlindja e Adolf Hitlerit. Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.

Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga, shkruan Albinfo.

“Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste“, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.