Standard.al

Partia e Patozit, Bushati: Duket si lëvizje për t’i zënë vendin opozitës, ka diçka që kërcet

0

Sipas analistit Andi Bushati, krijimi i një partie të re do të shtonte presionin ndaj kryetarëve aktualë që i kanë kthyer partitë në prona private, por fakti që partia e Patozit krijohet në mes të krizës politike, kur opozita zotohet se do të bojkotojë zgjedhjet, tregon se kjo parti është një lëvizje që kërkon të zërë vendin bosh, se sa një projekt i pjekur.

Analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e lajmeve të News24, ka komentuar krjimin e partisë së re “Bindja Demokratike”, nga Astrit Patozi. Bushati tha se ky është një vendim i duhur por në kohën e gabuar.

“Vendim i duhur në kohën e gabuar, sepse për mënyrën se si të gjithë kundërshtarët e Bashës, u përjashtuan në zgjedhjet e vitit 2017 nga PD, padyshim nuk mund t’ju heqësh të drejtën për të qenë faktorë politik. Grupi themelues bashkë me zotin Patozi e kanë këtë të drejtë për të qenë prezent.

Fakti që e bëjnë sot, hedh dyshime se përse po bëhet në këtë moment që i duhet qeverisë. Nga ky moment, janë dyfish të obliguar që ta heqin nga vetja këtë hije dyshimi.

Të bësh parti dhe të thuash do konkuroj në zgjedhje, duhet ta bëje para një viti. Duket si një lëvizje e nxitur për të zënë vendin bosh që ka lënë opozita, se sa një projekt i pjekur.

Besoj se cdo parti e re ka shumë gjëra për të ofruar. Po të ishim në një kohë normale, kjo parti mund të krijonte një shizëm brenda PD-së, për ti dhënë një mësim Rames dhe Bashës , për të hequr dorë nga partitë personale. Kjo levizje do kishte kuptim në një kohë të paqtë. Por, kur gjysma e shqiptarëve mendojne se me këtë qeveri, të Gjushit, të Lalit, nuk bëhen zgjedhje, të pretendosh se me 2 muaj do bësh parti konkuruese në zgjedhje, ka dicka që kërcet”, u shpreh Bushati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.