Partia Bindja e Patozit, nuk bind…, do marrë votat që ia jep…!!

0
101

Ishte një nga kundërshtarët kryesor të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017, por Astrit Patozi u mat mirë para se të krijonte një parti të re, me dilemën sa do ecë? Tashmë ka vendosur të jetë drejtuesi i Partisë Bindja Demokratike, duke huazuar, ose “rrëmbyer” edhe logot të ngjashme me atë të PD-së.

Përtej anës grafike, thelbi i subjektit më të ri politik në vend nuk bind që në nisje. Nëse do të shihen emrat që e përfaqësojnë në “elitën drejtuese”, janë ish-zyrtarë të qeverisë Berisha dhe këshilltarë bashkiak.

Patozi, në një analizë thekson se vendi sot është në një krizë demokratike, që vjen si pasojë e marrëveshjes okulte të dy vjetëve më parë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

“Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri-tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha”, thekson Patozi.

Ai ka sqaruar se kundërshtarët e kësaj force politike do të jetë Edi Rama, ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj, të cilët sipas tij sulmuan ende pa lindur “Bindjen Demokratike’.

Përtej “sqarimit” se kundërshtar do të ketë kryeministrin Edi Rama, në situatën aktuale kreu i qeverisë është i uritur të ketë në treg si “mall për konsum” fushate forca që vetëshpallën opozitë. Pas djegies së mandateve dhe daljes jashtë sistemit të opozitës zyrtare, për koperturë qëverisë i nevojitet për të trumbetuar “pluralizmin partiak”, një opozitë, qoftë edhe e emëruar.

LEXO EDHE  Aktori i njohur: Tirana ka qenë gjelbërim, është bërë pallate, beton

“Ne mendojmë se fuqia e pakontrolluar e pushtetit të Edi Ramës, buron edhe nga pafuqia e opozitës zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit të qeverisjes së partisë dhe më pas qeverisë. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti”-shprehet Patozi.

Por kësaj force politike iu deshën disa ditë për të mbledhur 3 mijë firma sikurse e kërkon ligji, ndërsa përballja me elektoratin duke synuar të rrëmbejë popullin opozitar duket një mision i pamundur që në nisje.

Kjo situatë me partiza të sapoformuara që vetëshpallen si opozitë, i shkojnë në favor kryeministrit, që sot doli me qëndrim të hapur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, madje i bindur se që të gjitha bashkitë do të fitohen nga Partia Socialiste. Dhe nëse vendos që zgjedhjet të mbahen pa opozitën zyrtare, Rama përfundimisht do i ketë të gjithë, pushtetin qëndror, lokal, pushtetin gjyqësor (nga drejtësia tashmë e kapur me kohë prej tij) dhe mbajtjen tërësisht në varësi të institucioneve të tjera.

Lojërat e Rilindjes mund të fusin skenarë të tjerë. Nëse zgjedhjet mbahen më 30 qershor pa opozitën zyrtare, atëherë nuk përjashtohet kurrsesi dyshimi se Patozi me partizën e tij “Bindja Demokratike” do hapë torbën për të marrë votat që do ia japë me dëshirë Rama, në një për qindje të caktuar.

Në këtë mënyrë publikisht do e shesin se “opozita e re” po zëvendëson të vjetrën. Loja sapo ka nisur, fusha, topi, arbitri, madje edhe kundërshtari caktohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

Nga Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here