“Opozita sot është në rrugë”, Nishani për Patozin: Nëse bëhesh fasadë për farsën elektorale ke dëmtuar interesin publik

0
95

Ish-presidenti, Bujar Nishani, i ftuar në RTV Ora, thotë se nëse bëhesh fasadë e një regjimi për të justifikuar farsën elektorale ke dëmtuar interesin publik.

Ish-presidenti nuk e sheh pozitive lëvizjen e Astrit Patozit për krijimin e një formacioni politik.

Nishani: Gjithësekush ka të drejtë të bëjë akuza dhe kundërakuza. Medalja ka dy anë. Në pluralizëm secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij politike, të organizohet në parti politike, në organizata të ndryshme politike dhe të përcaktojë një qëndrim politik. Kjo është një e drejtë që askujt nuk mund ti mohohet dhe nuk mund të paragjykohet. Ana tjetër e medaljes është konteksti real, politika e sotme. 

Kemi një përballje të madhe mes popullit opozitar, opozitës dhe regjimit aktual që ka të bëjë me shumë problematika por fondamentale është procesi i lirë dhe i drejtë zgjedhor. Nëse një parti bën opozitën e opozitës apo fasadën e Edi Ramës për të justifikuar një farsë elektorale automatikisht gjykimi i shkon në kundërshtim të plotë me vullnetin e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë dhe atë çka opozita ka luftuar dhe vazhdon betejën me këtë regjim. Nëse je opozitë e opozitës dhe nëse bëhesh fasadë e një regjimi për të justifikuar farsën elektorale ke dëmtuar interesin publik.

Për Nishanin këtë nuk e justifikojnë as qejfmbetjet që mund të kenë eksponentë të rëndësishëm të PD-së të lënë jashtë kësaj partie.

Nishani: Fakti që janë lanë jashtë grupit parlamentar nuk është një aset pozitiv, një investim pozitiv por kjo nuk është argument për të qenë kundër aksionit të opozitës dhe në distancë nga aksioni politik i opozitës. Askush nuk e ka penguar kërrkënd për të qenë kontributor në betejat dhe përballjen me këtë regjim. E keqja e këtij vendi me të gjithë defektet që mund të ketë nuk është opozita por regjimi aktual në gjithë dimensionin e saj.

Të njëjtin koment ka edhe për Rudina Hajdarin dhe vendimin e saj për të mos dorëzuar mandatin e deputetit.

Nishani: Nuk gjykoj zgjedhjen dhe pozicionimin politik të askujt.Secili përfshirë dhe zonjën Hajdari ka të drejtë të marrë pozicionin e tij politik. Ata që gjykojnë pastaj pozicionet politike, sjelljet politike, janë qytetarët shqiptarë.

Teksa PS dhe 33 parti të tjera janë regjistruar për garën elektorale të  30 qershorit, Nishani tha se “të gjitha ato parti që janë rreshtuar sot si fasadë e regjimit janë parti të dështuara që nuk kanë pasur asnjë ndjekës nga pas në disa zgjedhje. Opozita sot është në rrugë kush nuk e shikon ka probleme me veten e tij, nuk ka opozita probleme me ta”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here