Standard.al

Ndodh për herë të parë, protestë kundër kompanive celulare! Thirrje: Asnjë ofertë për një muaj

0

Aktivistë dhe qytetarë janë rreshtuar në krah të një tjetër nisme të njoftuar nga “Lolita.”, që sugjeron se të gjithë qytetarët duhet që të mos kryejnë asnjë rimbushje, ofertë apo paketë për një muaj.

Që prej ditës kur u lançua protesta kundër kompanive celulare, nuk kanë ndaluar komentet e qytetarëve që denoncojnë se abuzime të tejskajshme po bëhen ndaj tyre nga kompanitë celulare.

Më 18 prill u bë publik njoftimi që iu bënte thirrje qytetarëve të fiknin çdo ditë celularët nga ora 16:00-17:00 në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimeve.
Por kjo nismë nuk është shuar….

“PËR ÇMIMET E LARTA, PROTESTOJMË KUNDRA KOMPANIVE CELULARE:
MOS KRYENI ASNJË RIMBUSHJE, OFERTË APO PAKETË PËR NJË MUAJ!
(shpërndaje)”-thuhet në njoftimin e faqes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.