Misteri i grabitjes në Rinas/ Artan Hoxha: Dyshoj te ky trekëndësh…

0
120

Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi më 9 prill nga 5 persona të armatosur. Për më pak se dy minuta u grabitën plot 6.7 milionë euro. Deri më tani janë arrestuar: Oltion Veseli; Elton Pikli; Alkond Bengasi; Saimir Çela dhe Renaldo Sula. Gjatë grabitjes gjithashtu mbeti i vdekur edhe Admir Murataj.

Gazetari Artan Hoxha në analizën e tij të grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit shprehet se paratë nuk janë zhvendosur shumë larg zonës ku edhe ka ndodhur grabitja.

Në fjalën e tij në studion e “Report Tv” duke marrë parasysh edhe rastet e mëparshme të grupit, Hoxha tha se paratë ndodhen midis zonës së Fushë-Krujës, Fushë-Prezës dhe Tapizës së Sipërme.

“Për shkak të sasisë së madhe dyshohet se paratë janë fshehur në një zonë afër Rinasit. Dyshoj tek ky trekëndësh. Fushë-Krujë, Fushë-Prezë dhe Tapizë e Sipërme. Në Larisa ata nuk i morën paratë menjëherë në Shqipëri por u kthyen dhe i morën pas një viti. Të njëjtën skemë dyshohet se do të ndjekin edhe në Shqipëri,”– tha gazetari Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here