Ngjarja ka ndodhur në Kursk të Rusisë, ku Mikhail Tikhonov, 27-vjeç, në apartamentin e viktimës, Nina Surgutskaya, e ka mbytur këtë të fundit me duar, pasi kishte kuptuar operacionet e vajzës për ndryshimin e gjinisë.
Mjeku rus ka rrëfyer se e ka vrarë gruan me të cilën kishte dalë dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj, pasi mësoi se ajo kishte qenë mashkull ën të kaluarën.
Mikhail ka rrëfyer se trupin e saj të ndarë me copa e kishte gatuar në furrë për t’i hequr lëngjet dhe më pas i kishte hedhur në tualet, ndërsa mohoi të ishte kanibal.
“Ai i vuri viktimës duart në fyt dhe e shtrëngoi deri sa ajo nuk kishte më shenja jete. Më pas e dërgoi trupin në tualet dhe i hoqi organet e brendshme duke i copëtuar në pjesë të vogla dhe duke i hedhur në tualet. Ndërsa pjesët e tjera të trupit i fuste për t’u pjekur në furrë në mënyrë që të hiqte lëngjet e tepërta”, ka rrëfyer një polic.
Ndërsa kokën dhe gjymtyrët i kishte futur në valixhe, të cilën e kishte marrë me vete në shtëpi, por nuk i kishte zhdukur dot në kohë.