Manjani nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Pa kontroll!

0
128

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se shteti shqiptar është jo vetëm pa sistem drejtësie por edhe pa audit të pavarur. Pas rrëzimit të kandidaturave të Presidentit Meta për KLSH nga mazhoranca, sipas Manjanit, i hapet rrugë vjedhjes së pasurisë publike në mënyrë masive.

“U bë ca kohë që shteti është jo vetëm pa sistem drejtësie, por edhe pa Audit të pavarur. Listës së institucioneve kushtetuese që mungojnë i është shtuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Dy kandidatura të Presidentit, shumica moniste i rrëzoi pa i shqyrtuar fare.

Ky është njëri prej treguesve që në vend nuk sundon më Kushtetuta dhe ligji, por sundon Pushteti. Në këto kushte, dyshimi i arsyeshëm publik është që pa drejtësi dhe pa kontroll, vjedhja e pasurisë publike është masive”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here