LSI nënshkruan marrëveshjen e koalicionit me PD

0
114

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.

Në takim me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë, ka qenë Monika Kryemadhi, Petrit Vasilin, Luan Rama, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllarin.

Kotat e përfaqësimi 50 me 50 burra-gra në takimin për firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë të gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë, prandaj në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku shqiptarët janë të garantuar që të zgjedhin atë që duan dhe për atë që dëshirojnë t’i drejtojë dhe t’i udhëheqë.
Përsa i përket të gjithë procesit dhe aksionit opozitar sigurisht që kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat dhe për të gjithë ata, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjen e tyre në Shqipëri. Shqipëria është shtepia e shqiptarëve dhe duke qenë shtëpia e shqiptarëve, ne kemi për detyrë që t’iu garantojmë shqiptarëve të gjithë infrastrukturën, të gjithë sistemin për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Ne jemi anëtar të BE-së, vërtet nuk jemi institucionalisht me flamur të ngritur në Bruksel, por Shqipëria është vend që Zoti e ka vendosur në mes të Bashkimit Europian dhe duke qenë në mes të BE-së çdo përpjekje e Edi Ramës dhe bandave kriminale për ta mbajtur Shqipërinë larg BE-së është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat shton vështirësinë dhe varfërinë ndaj shqiptarëve, dhe largon Shqipërinë nga BE-ja. Sa më shpejt largimi i tij e afron dhe integron Shqipërinë në BE dhe u jep mundësinë shqiptarëve për të rritur fëmijët e tyre në Shqipëri, për të luftuar varfërinë dhe për të sjellë atë sistem, për të cilën shqiptarët kanë nevojë.

Zonja Kryemadhi zgjedhje të lira dhe me Edi Ramën kryeministër sepse z. Spahiu është shprehur me një deklaratë që është i gatshëm të hyjë në zgjedhje dhe me Edi Ramën kryeministër, a kemi një tërheqje të koalicionit opozitar?

Absolutisht nuk ka asnjë lloj tërheqje, këtu nuk është problemi Edi Rama individ, këtu është problemi Edi Rama fenomen. Edi Rama, nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale. Mjafton të lexoni raportin e DASH dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë është Shqipëria. Unë ju uroj gjithë të mirat, Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët dhe ta bëjë këtë ditë një ditë simbol për të ardhmen dhe për zgjidhjen përfundimtare për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here