Lëvizja VETËVENDOSJE regjistrohet zyrtarisht në Shqipëri, Abazi: Qëllimi ynë, bashkimi kombëtar

0
96

Lëvizja VETËVENDOSJE është regjistruar me statusin e Organizatës Jo-Fitimprurëse, zyrtarisht në Shqipëri.

Pas kësaj ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i VETËVENDOSJE-s në Shqipëri, Bojken Abazi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky akt është vazhdimësi e aktivitetit të VV-së disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re.

Ai shprehet: “Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar”.

Më tej Abazi thekson se me anë të kësaj forme organizimi synohet bashkëpunimi me një sërë aktorësh, si nga shoqëria civile, akademike, ekspertë të fushave të ndryshme etj.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si Qendër

Javën e kaluar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë vendimin për ta miratuar regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri” me statusin e organizatës jo fitimprurëse (OJF). Ne e vlerësojmë këtë vendim të marrë bazuar mbi ligjet dhe shtetin e së drejtës.

Ky akt është vazhdimësi e aktivitetit tonë disa vjeçar në Republikën e Shqipërisë, por tashmë në një formë të re. Në qëllim dhe motiv, në parim dhe veprim, përmes këtij themelimi ne do të angazhohemi për aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar, ashtu siç shprehet edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, bashkë me përpjekjen për një shtet zhvillimor që lufton pabarazitë e mëdha ekonomike qe janë krijuar. Frymëzimi ynë rrjedh edhe nga përfytyrimi i të ardhmes për vendin tonë, si vend që ia mundëson grupeve e shtresave të ndryshme shoqërore dhe individëve shpërthimin e potencialeve të tyre, duke zhvilluar e mbrojtur ekonominë e përbashkët dhe atë individuale me drejtësi, demokraci, transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrje.

Përmes kësaj forme të organizimit synojmë të bashkëpunojmë me sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, akademikë, qytetarë aktivë dhe ekspertë të fushave të ndryshme anembanë Republikës, të gjithë trojeve si dhe në mërgatë. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri do të organizojë inaugurimin në Tiranë për të shënuar fillimin e këtij organizmi të ri, në mes të muajit maj. Njoftimi e ftesa për inaugurimin do të bëhet publike në ditët në vijim.

Tiranë, 23 prill 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here