Standard.al

Kur Sandër Lleshaj drejtonte Këshillin e Aviacionit Civil, flet për paratë…

0

Eshtë publikuar një procesverbal të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil më 17 prill 2018, një vit më parë, kur ky Këshill drejtohej nga gjenerali Sandër Lleshaj.

Në këtë mbledhje zbulohet se AAC ka ulur fondet për sigurinë e godinës, dhe ka rritur shpenzimet për trajnime punonjësish, zyra të reja për veten dhe blerje fidanësh për Pyllin Orbital të Erion Veliajt.

2 javë nga grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit ku u vodhën mbi 6.7 milionë euro, ende asnjë shenjë për vendodhjen e parave, apo për autorët.

Aeroporti është marrë tashmë nën mbrojtjen e ushtrisë, ndërkohë që asnjë zyrtar i shtetit nuk ka marrë përgjegjësitë për ngjarjen më të përfolur të këtij viti.

Dosja.al ka siguruar një procesverbal të mbledhjes së Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil më 17 prill 2018, një vit më parë.

Image

Në atë kohë ky këshill drejtohej nga ministri i sotëm i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në këtë mbledhje, Lleshaj mbante njëherazi edhe postin e këshilltarit për Sigurinë pranë Kryeministrit Edi Rama.

Ajo që bie në sy është fakti, se në asnjë nga pikat e mbajtura shënim në procesverbal, Lleshaj nuk ka ngritur shqetësimin për forcimin e sigurisë në aeroport.

I vetmi shqetësim që lexohet në këtë dokument është ambientimi i Aviacionit Civil në disa zyra të reja pranë TIA-s, apo edhe mbështetja e Bashkisë Tiranë me blerjen e fidanëve për të krijuar Pyllin Orbital.

Image

Siguria e aeroportit ka qenë dytësore për Lleshajn dhe anëtarët e tjerë të Këshillit, ku siç thonë edhe vetë kanë rritur shpenzimet për trajnimin e punonjësve dhe kanë ulur fondet për ruajtjen fizike të godinës.

Image

Pra, për t’a kuptuar më mirë. Aviacioni Civil nuk ka planifikuar rritjen e sigurisë në aeroport, por paratë i ka shpenzuar për trajnime dhe zyra… /dosja.al/

 

Procesverbali i mbledhjes së AAC, më 17 prill 2018

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.