Standard.al

“Koha e Edi Ramës mbaroi”, VIDEO/ Të rinjtë e FRPD surprizojnë Blendi Klosin

0

Të rinjtë e FRPD kanë ‘surprizuar’ sot ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, këtë mëngjes para se ai të hyjë në zyrën e tij.

‘Surpriza e sotme që ju bë Ministrit Blendi Klosi për ‘sukseset’ e tij në fushën e turizmit dhe kthimin e Shqipërisë në Republikë Kanabisi’, shkruan kreu i FRPD, Belind Këlliçi në rrjetin social Facebook.

Statusi:

Studentet sot i bene nje surprize Ministrit te Turizmit Blendi Klosi. Ata i dhuruan harten e Shqiperise e cila pasqyron vendin tone si nje Republike Kanabisi, kjo fale suportit dhe mbeshtetjes se kultivimit te hashashit nga qeveria e Edi Rames. Agjencia turistike ‘Rilindja’ ka punuar ne keto 6 vite fuqishem per largimin e 500.000 shqiptareve nga vendi dhe braktisjen e plote te plazheve shqiptare nga turistet vendas dhe te huaj.

Sot bregdeti yne lengon nga papastertia, siguria ne plazhe eshte pothuaj zero, jetojme me ajrin me te ndotur ne Ballkan dhe infrastruktura ne plazhe e zonat turistike malore po degradon dita dites. Te gjitha keto fale mungeses se plote te vemendjes se qeverise ndaj turizmit, promovimit te vlerave te verteta qe Shqiperia mbart dhe kthimin e vendit tone ne nje Republike Kanabisi dhe pike kyce tranziti per drogat e forta ne Europe.

#Bashke me 11Maj, ora 18:30, per t’i thene Edi Rames se koha jote mbaroi 💪🏻

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.