Iniciativë gjysmake/ “Një libër si biletë”, në disa linja transporti nuk funksionoi

0
116

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit u ndërmor nisma “Udhëtoj përmes librit”.


Një ditë më parë ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se kjo nismë do të nxisë të rinjtë për të lexuar më shumë, por në një vëzhgim të “News24” përgjatë orëve të paradites dhe pas mesditës mesa duket jo të gjithë e kanë përqafuar idenë “që libri të funksionojë si biletë” qoftë edhe për një ditë. Por, kishte edhe qytetarë të cilët, kanë pasur një libër me vetë, por gjithsesi u është kërkuar nga faturino që të paguajnë biletën.

Në disa linja të transportit publik është respektuar nisma, ndërsa në të tjera nuk ka funksionuar dhe qytetarët kanë paguar si çdo ditë, për të udhëtuar.

Krahas kësaj nisme të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, gjatë të martës u mbajtën aktivitete të ndryshme dedikuar librit në institucionet kulturore, në Tiranë por edhe në rrethe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here