I njohur si “mjeshtër” i grabitjeve! FOTO/ Kush është bashkëpunëtori i drejtësisë pas grabitjes në Rinas

0
130

Publikohet fotoja e një prej të arrestuarëve për grabitjen e 9 prillit në Rinas, ai ka pranuar ndër të tjera se është personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

Tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Sipas BalkanWeb, Personi në foto është Alkond Bengasi, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia ndërsa sot, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg”.

Alkond Bengasi është kushëri me Klement Çalën, i njohur si ‘mjeshtër’ i grabitjeve, i shpallur në kërkim nga policia. Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke zbërthyer të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, ndërsa ka nxjerrë edhe emrat e autorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here