Hapen burgjet për zgjedhje, çfarë po planifikon Rama me ligjin e rikthyer për amnistinë?

0
103

Në mënyrë të befasishme qeveria rikthen ligjin e amnistisë të refuzuar nga opozita nëntorin e kaluar. Hapja e burgjeve në prag zgjedhjesh është një nga taktikat më të rrezikshme dhe Edi Rama pritet të bëjë sërish kërdinë me votat si në 2017-ën.

Ndërkohë paralelisht mazhoranca do të miratojë Vetingun në Polici, me synim kontrollin e Ministrit të Brendshëm Lleshi mbi forcat e rendit, të cilat duhet të jenë të depolitizuara. Ekspertët e ligjit ngrenë alarmin se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, dy lëvizjet autoritare të Edi Ramës, nuk i ndal askush.

Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve pa standardet e votës së lirë, qeveria Rama jo vetëm që po përgatitet t’i mbajë ato në mënyrë të njëanshme por po merr dhe masa për të rikthyer një proces elektoral më të fortë se ai i 2017, dosjet e të cilit nxjerrin funskionarë të lidhur me krimin në këmbim të mandateve për deputetē.

Në një lëvizje të beftë, qeveria vendos të rikthejë ligjin për amnistinë e të burgosurve, dhe njëherazi do të miratojë ligjin e kthyer nga presidenti per vetingun ne polici.

Blindimi politik i policisë përmes vetingut dhe lirimi i të burgosurve, janë tregues të qartë për kërdine e pritshme ne zgjedhjet e radhes. Vetë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj lajmëroi të enjten nga Vlora rikthimin shumë shpejt të amnistinë për të burgosurit, ligj i cili u hodh poshtë nga opozita kur qeveria e paraqiti nëntorin e kaluar e për pasojë u bllokua.

Pas djegies së mandateve nga opozita, kryeministri Rama ka tani 100 kartona, përtej shumicës së cilësuar që kërkon amnistia, dhe nuk ka gjykatë kushtetuse që ta ndalë. Sipas juristëve në këto kushte, mazhoranca ka dorë të lirë të kalojë çdo nismë në funksion të saj për ruajtjen e pushtetit.

Ledio Braho, sqaron për Shijak TV rrezikshmërinë e rikthimit të amnistisë në prag zgjedhjesh:
“Amnistia ka rreth një vit që diskutohet në nxjerrjen e një ligji, por situata është vonuar si pasojë e miratimit me shumicë të cilësuar, por opozita e ka kundërshtuar, ndërsa me opozitën e re në parlament mund të miratohet.

Kjo bëhet sepse jemi në prag zgjedhjesh elektorale dhe me nxjerrjen e të burgosurve oërfitohen vota, por dhe nevoja e pjesmarrjes së krimit, pasi siç e ka pohuar edhe opozita kjo qeveri qeveris me krimin.

Mungesa e gjykatës kushtetuese bën mazhorancën të përfitojë nga ky fakt dhe t’i miratojë të dy ligjet vettingun dhe amnistinë.
Edhe më e rrezikshme se sa amnistia ne prag zgjedhjesh eshte miratimi i ligjit te vetingut nga maxhoranca, te cilin presidenti e ktheu me argumentin se nuk plotëson kushtet për një vetting të panshëm dhe vë policinë nën kotrollin e qeverisë.

Në këto kushte vettingu në polici ka problematikë më të madh ese gjyqësori, pasi i vetmi organ që do mbajë këtë proces është shërbimi i çështjeve të brëndshme të ankesave që varet nga ministri i brendshëm.

Në prag zgjedhjesh që janë kundërshtuar nga opozita policia e shtetit do ketë një rol vendimtar, pra vettingu proces fiktiv. Qeveria ka kapur institucionet ndaj gjyqësor de facto i kapur ka sjellë krizë në sistemin e drejtësisë,ndërsa në polici është de juro.

Problemi madhor është trydnia e madhe që do ushtrohet nga ministri drejt punojësve të rendit.Vetingu në polici, nismë e ish ministrit Xhafa e ndërmarrë në tetor 2017, bart rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore, ndërkohë që policia ligjërisht është e depolitizuar.

Ndryshe nga reforma në drejtësi, mazhoranca e hartoi vetingun në polici pa nevojën e ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që ligji të mos kishte domodoshmëri votat e opozitës. Kjo krijon rrezikun e krijimit të një force policore që i nënshtrohet plotësisht qeverisë së tanishme dhe interesave të saj.

Organet vlerësuese të policisë zgjidhen nga një Bord Përzgjedhës i cili përmban 5 zyrtarë qeveritarë të drejtuar nga ministri i Brendshem. E gjithë struktura e organeve të vlerësimit nuk bazohet në profesionistë ligjorë që veprojnë në mënyrë të pavarur, por në një liste zyrtarësh në krye të të cilave është ministri i brendshem i cili fiton nga ligji u veitingut dominim absolut në proces”.
/ShijakTv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here