Grabitja në Rinas/ Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikon emrin e një tjetër personi

0
117

“Kemi një shtetas nga Liboniku i Korçës Flaulant Lulin për të cilin policia dyshon se është i përfshirë por nuk ka ende prova që të kërkohet arrestimi i tij.”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka pubikuar emrin e një tjetër personi që mund të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

I ftuar në “Report Tv”, Hoxha tha se një tjetër person i dyshuar që është përfshirë në grabitjen është edhe Flaulant Luli, i cili gjithashtu ka qënë i arrestuar me disa anëtarë të grupit në vitin 2013 në Greqi.

Po kush është Flaulant Luli dhe cilat janë rekordet e tij kriminale?

Flaulant Luli ka lindur më 27-04-1986 në Shqipëri. Ai u shpall fajtor në korrik të 2011 si “koka” e bandës së shqiptarëve që operonin në rajonin e Volosit, në të cilin bënte pjesë Admir Murataj e Klement Cala. Më 18 maj 2011, kjo bandë me në krye Lulin kishte hyrë në shtëpinë e 55-vjeçarit, ku teksa grabitnin vranë edhe gruan e tij. 55-vjeçari kishte pamundësi fizike dhe ishte memec. Grupi godiste shtëpitë e të moshuarve kishin në shënjestër shtëpitë e të moshuarve me pamundësi fizike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here