Grabitja në Rinas, arrestohet i dyshuari i pestë

0
129

Ndërkohë vazhdon operacioni nga Policia e Shtetit për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Është arrestuar në Bullgari autori i pestë i grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb, se i dyshuari i pestë si autor i megagrabitjes në aeroport pritet të vijë drejt Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie.

Një ditë më parë, policia njoftoi arrestimin e 4 personave,  e më konkretisht, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Cela. Ndaj 4 të arrestuarëve rëndojnë akuzat e “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here