Standard.al

Ekzekutohet biznesmeni i njohur, në atenat vdes edhe një nga truprojat

0

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniç, është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banja Llukë. Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbeten gjithashtu të vrarë.

Biznesmeni Kruniç ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka një të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje. Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij. Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniç ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.

Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij. 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë tha se janë të tronditur nga “vrasja brutale e biznesmenit Sllavisha Kruniç”.

Shprehim ngushllimin tonë për familjen, kolegët dhe komunitetin e gjerë. Ne presim që autoritetet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar krimin dhe t’i përgjigjen në mënyrë të duhur”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata “Global Transparency International” e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018.

Marrë nga: REL

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.