Standard.al

E padëgjuar më parë!!! Mbrëmë bëmë partinë, sot në gjykatë dhe KQZ me 4 mijë firma!

0

Gjatë këtyre afro 30 vite pluralizëm në Shqipëri edhe pse janë krijuar qindra parti e partiçka, nuk kishte bërë asnjëherë vaki, që një forcë politike brenda 24 orëve të themelohej; të mblidhte mbi 3 mijë firma; të regjistrohej në gjykatë dhe pastaj edhe në KQZ në momentin e fundit, me të vetmin synim që të marrë pjesë në zgjedhje lokale.

Këtë rekord që me gjasa mund të jetë edhe botëror, e ka shënjuar formacioni politik i drejtuar nga Astrit Patozi dhe disa ish eksponentë të PD-së të skalioneve të prapme.

Edhe mbrëmë në ‘natën e themelimit’, kjo forcë politike që ka zgjedhur edhe një sigël të ngjashme me atë të PD-së u shfaq në ilegalitet dhe në nxitim e sipër. Kjo u duk edhe nga deklarata që dha iniciatori i saj pasi doli nga hyrja e një pallati natën vonë dhe për këtë akt madhor siç është për çdo parti themelimi, tha përpara gazetarëve të shumtë vetëm; Kam dalë këtu, që t`ju them, se nuk kam asgjë për t`ju thënë!

Gjithsesi ditën e sotme kjo parti më në fund lëshoi një deklaratë për shtyp në të cilën bie në sy fakt, se ajo arriti që brenda 24 orëve të krijojë një ‘opozitë të djathtë’ në fushën ku luan vetëm Rilndja e Ramës, me rastin e zgjedhjeve lokale.

Deklarata e parë e partisë ‘Bindja Demokratike’

Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë. Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj.

Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.

Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi. Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.