Basha komenton partinë e Patozit: Nuk do të ketë më parlament fallco, as opozitë fallco…

0
100

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pasi ka nënshkruar një marrëveshje me partitë aleate, komentoi edhe krijimin e partisë “Bindja Demokratike” nga ish deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

Basha tha se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje fallco dhe as opozitë fallco, duke shigjetuar Patozin, partia e të cilit formohet pikërisht në mes të një krize politke, duke i dhënë frymëmarrje Edi Ramës dhe duke u përpjekur të legjitimojë zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Nuk do të ketë më zgjedhje fallco, parlament fallco, drejtësi fallco dhe sigurisht as opozitë fallco”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here