Standard.al

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, “presidenti është në duart e shqiptarëve”

0

“Mendoj se Opozita shqiptare e dha provimin e maturës në Maqedoni”, u shpreh Arsim Sinani

Pedagogu, Arsim Sinani në një intervistë në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Sinani u shpreh se Presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në duart e shqiptarëve.

Arsim Sinani: Duke pasur parasysh se kemi dy kampe të rëndësishme politike, me establishment të forte, pra nga njëra anë është LSDM-ja dhe pas qëndrojnë 32 parti përfshirë edhe ato shqiptare që marrin pjesë, mendoj se rezultati është shumë i dobët. Nëse analizohet në aspektin e opozitës maqedonese dhe rezultati i nxjerr  thuajse të barabartë kandidatët maqedonas. Ndërsa nëse shihet beteja mes pozitës shqiptare BDI dhe aleancës për shqiptarët dhe BESA nga ana tjetër, këto janë fituese absolute të këtyre zgjedhjeve. Mendoj se Opozita shqiptare e dha provimin e maturës në Maqedoni.

Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhëshme do të kemi ndryshim në qeverisje tek shqiptarët për shkak se Bashkimi Demokratik për Integrim ka pësuar rrudhje në këto zgjedhje. Kjo sepse në të gjitha zonat ku ata fitojnë në këto zgjedhje kandidati i tyre konsencual ka pësuar fiasko dhe tani fati i Presidenti të Maqedonisë së Veriut është në duart e shqiptarëve. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.