Zbulohen detaje të tjera nga grabitja! Pronari i servisit ku u modifikua furgoni: E lashë me qira…

0
121

Detaje të reja zbulohen në lidhje me supergrabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill në pistën e aeroportit të Rinasit ku dyshohet se u morën rreth 10 mln euro.

Balkanweb ka mundur të kontaktojë me telefon pronarin e servis “Genti” që ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe sjell dëshminë e tij.

Pronari i servisit, shtetasi Gentian Sharra ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

“Nuk kisha kontratë noteriale me të. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”,- ka thënë ai.

Ndëkrohë që ky servis, është i kyçur tashmë dhe konsiderohet provë materiale për prokurorinë dhe policinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here