Vdes pas lindjes 25-vjeçarja, familjarët akuza të forta mjekut…

0
112

Rexhina Debrova 25-vjeç ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.

”Mjeku i zemrës erdhi me tre orë vonesë”, u shprehën familjarët për Faxweb.al.

Burime bëjnë me dije se e reja e ka pasur fëmijën e saj të parë, gjendja e të cilit paraqitet e mirë, pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën.

Sipas informacioneve të para gruaja ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, po gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve, pasi nuk ka informacione zyrtare.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e spitalit të Elbasanit për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here