“Rinasi”/ Klemend Çalës iu falën 5 vite burg nga gjyqtarja që u dogj me acid në Vlorë

0
152
Klemend Çala ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Murataj të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.
Veprimet korruptive të gjyqtarëve të Vlorës, kanë sjellë lirimin e një super të kërkuari nga qelia Klemend Çala, i cili akuzohej për armëmbajtje pa lejë dhe falsifikim pasaporte, por njëherësh kërkohej dhe nga drejtësia helene për një seri akuzash të rëndë, ku ishte dënuar me 25 vite burgim. Çala ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Murataj të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës dhe është shpallur në kërkim që prej vitit 2013.

Pas arratisjet nga qelitë e burgut Grek, Çala ka mundur të hyjë në territorin Shqiptar, ashtu siç bënë miqtë e tij Dashamir Kupa, Admir Murataj etj. Por në qershor të 2015 Çala bie në prangat e policisë së Vlorës, për katër akuza. Çala ka qëndruar në burg vetëm 5 muaj nga dita e arrestimit. Pasi në muajin nëntor të 2015 gjyqtarja e kësaj gjykatë Mirela Mishgjoni, ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg 29-vjeçarin, për akuzën e “Falsifikimit të pasaportës”, “Armë mbajtjes pa lejë”, “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike”. Kjo gjyqtare në vitin 2013 është sulmuar me acid në fytyrë nga Nertil Zotaj.

“Aministimi” i dënimit

Dënimi me 5 vjet burg, është pezulluar totalisht nga gjyqtarja Mishgjoni, duke përjashtuar përfundimisht të kërkuarin Çala, për të vuajtur dënimin e marrë. Kjo gjyqtare ka urdhëruar heqjen e masës së sigurisë të “arrestit në burg” dhe lirimin e menjëhershëm të Çalas,duke urdhëruar këtë të fundit që të mbajë kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës në Vlorës. Ky vendim i ka dhënë lirinë 29-vjeçarit të akuzuar tashmë nga policia dhe prokuroria shqiptare dhe Greke për një seri grabitjesh.

Nuk ka kaluar shumë ditë nga lirimi prej qelisë dhe Çala dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitjen e 3 dhjetorit 2015 në Qafë-Kashar. Vendimi është apeluar nga prokuroria në gjykatën e Apelit Vlorë, dhe pikërisht kjo gjykatë ka vendosur të prishë vendimin e gjyqtares Mishgjoni, duke i hequr kushtin Çala dhe kthimin e tij në burg. Por ky vendim i Apelit nuk ka vlejtur për asgjë, pasi Çala, tashmë kishte dalë nga qelia dhe nuk dihej vendodhja e tij.

Çala ishte tek krushka për pushime

Më 29 qershor 2015 Çala është arrestuar nga policia e Vlorës, teksa kishte mbërritur në këtë qytet së bashku me familjen e tij për të pushuar disa ditë. Ai kishte gjetur strehim në apartamentin e vjehrrës së vëllait të tij, Eldi Çala. Në momentin e arrestimit Çala ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij me emrin Alkond Bengasi, dhe se të dy ndodheshin në automjetin Benz-Mercedez me targë AA 447 KO. Ky automjet ndodhet në pronësi të shtetases me emrin Sulltana Mançka, gruas së Klementit.

Rezulton se shtetasi Alkond Bengasi ishte person në kërkim për shkak të një dënimi penal dhënë nga gjykata Elbasan. Shërbimet policore kishin ardhur në dijeni se shtetasi Alkond Bengasi përdorte automjetin me targa AA447KO. Në datën 29 qershor 2015, rreth orës 10:00, shërbimet policore kishin konstatuar mjetin të parkuar pranë banesës dhe ishin në vëzhgim të tij. Rezulton se rreth orës 11:30, i pandehuri, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur kanë hipur në automjet me qëllim vajtjen në qendrën shëndetësore për shkak të një problem shëndetësor që kishte një prej fëmijëve të tyre.

Punonjësit e policisë që ishin në vëzhgim kanë komunikuar me patrullën e policisë në shërbim me qëllim verifikimin nëse drejtuesi i mjetit ishte personi në kërkim. Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë të pandehurit të ndalonte por i pandehuri nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar udhëtimin. Në rrethana të tilla punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Afër qendrës shëndetësore të lagjes “1 Maji”, automjeti i drejtuar nga i pandehuri është përplasur me murin e një pallati, i pandehuri ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të largohej por është kapur nga punonjësit e policisë të cilët kanë kërkuar identifikimin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, Çalës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë TT, një sasi hashashi të futur në një paketë cigare dhe një pasaportë kosavare me emrin Semir Kaca. Nëpërmjet kësaj pasaporte Çala prezantohej si shtetas kosovar. Tashmë i riu nga Elbasani ka humbur gjurmët, ndërkohë që është njëri nga të dyshuarit kryesorë që mendohet se ka bashkëpunuar me grabitësit në dy vjedhjet e bujshme të autoblindave të mbushura me euro dhe dollarë.

Në vitin 2013, Gjyqtares që liroi Çalën, iu hodh acid në fytyrë

Gjyqtarja që i fali dënimin me 5 vjet burg Klement Çalës është Mirela Mishgjoni. Kjo e fundit në vitin 2013 është sulmuar me acid nga një person i cili ja ka hedhur në fytyrë. Nertil Zotaj, një 24-vjeçar u arrestua për këtë ngjarje ndërkohë që shumë shpejt, ai ndjeu pendesë për veprimin e kryer për shkak se gjyqtarja i kishte bërë një padrejtësi. Në rrëfimin e saj për policinë, gjyqtarja e çështjeve penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ka deklaruar se nuk e njihte të riun që e sulmoi me acid./shqiptarja.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here